Mbi 19 mijë e 500 fëmijë i ka marrë peng Rusia deri tani nga Ukraina

07 dhjetor 2023 | 17:06

Komisionari i Parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, ka bërë të ditur se rreth 19 mijë e 540 janë marrë nga Ukraina nga rusët.

Lubinets ka bërë një përllogaritje duke thënë se nëse një fëmijë kthehet çdo ditë, do të duheshin 55 vjet që të gjithë fëmijët e marrë peng nga Rusia të ktheheshin në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi shumë mjete për të kthyer të gjithë fëmijët e dëbuar ukrainas. Por, ne po kërkojmë gjithnjë e më shumë mjete specifike për të kthyer fëmijët tanë ukrainas”, ka thënë Lubinets, shkruan “BBC”.

Që nga tetori Rusia i ka kthyer vetëm 10 fëmijë të marrë peng nga Ukraina, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se…