Gruda për qeverinë: E sulmon Gjykatën Kushtetuese, ndërsa për ‘Zajednicën’ thotë se e vendos ajo

07 dhjetor 2023 | 17:17

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në konferencën ku është prezantuar raporti “Kushtetutshmëria në qeverisje”, aktivitet ky në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, ka thënë se shkelja është bërë normë pune në qeverinë aktuale.

“Kur shkelja kthehet në normë pune, njerëzit kanë të drejtë me u shqetësuar. Si e dallojmë ne që është kthyer në normë pune?  E përsëris atë që tha zoti Selmanaj, në qoftë se ti e çon një herë Ligjin për Këshillin Prokurorial, i thua dua me ul numrin e anëtarëve, kur ta rrëzon, kthehesh e thua dua me rrit. Ne e kuptojmë që s’e paske qëllim ti as me rritë, as me zvogëluar, as nuk po e di çka t’vyn rritja, as zvogëlimi, po ti po donë me marrë atë institucion n’dorë”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, Kushtetuesja është mekanizmi i vetëm që mund t’i dalë përballë këtij pushteti.

“Gjykata Kushtetuese është mekanizmi i vetëm që mund t’i dalë përballë një pushteti kaq të madh në numra edhe me këtë mendësi që e kanë mendësitë popullsite në veprim për kthim në mendësi totalitare. Mendësia se si veprojnë këta, mendësia totalitare për ta sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për ta sulmuar çdo institucion të pavarur”, ka thënë Gruda.

Gruda ka theksuar se kur qeveria duhet të mbrohet nga “Zajdencia”, thotë se Gjykata Kushtetuese vendos për të.

“Ndërkohë që kur ju duhet me u mbrojt prej ‘Zajdenicës’, a e dini çka po thonë tash? ‘Zajednicën’ po thonë e vendos Gjykata Kushtetuese.  Po mirë bre, ne e kemi pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015. A tha Gjykata Kushtetuese bëjeni ‘Zajednicën’, minus kjo, kjo, kjo. Këta thoshin minus 23 nene, se s’është qashtu hiç. Teknikisht s’ka thanë 23 nene, ka gjasë i kanë numëruar paragrafët, por nene nuk ka në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e ka thënë atë kurrë”, ka thënë Gruda. / Betimiperdrejtesi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro…