Gjeloshaj: Mali i Zi do ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare

07 dhjetor 2023 | 17:21

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, “më siguroi” se Podgorica “do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Ministri shqiptar i Ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.

Siç e ka cituar “CdM”, Gjeloshaj ka thënë se “në rastin e kundërt” partitë shqiptare nuk do të qëndronin në qeverinë aktuale malazeze.

Rreth asaj se Andrija Mandiq është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Gjeloshaj ka thënë se nuk është problem për të dhe se i mjafton që Mali i Zi është shtet që e njehë Kosovën, teksa ka shtuar edhe se Kosova do ta ketë mbështetjen e Malit të Zi në raste nevoje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Gruda, koordinator i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike…