Ftohen të rinjtë e Kosovës për aplikim në projektin ‘Coca-Cola përkrah rininë’

04 shtator 2018 | 14:42

“Coca – Cola HBC Kosova” inkurajon të rinjtë e Kosovës që të aplikojnë në programin “Coca – Cola përkrah rininë”, program ky që ofrohet falas dhe ka për qëllim aftësimin e të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.

“Mëso, zbato, vepro”, është moto e programit, ku pjesëmarrës mund të jenë të rinjtë e Kosovës të moshës nga 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk punojnë dhe duan të ngritin kapacitetet e tyre për jetë dhe punë.

Menaxherja për komunikim në CCHBC Kosovë, Albena Pllana, ka bërë me dije se pjesëmarrësit në këtë program do të trajnohen në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe i projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes.

“Mund të them me plot përgjegjësi që faza e parë e këtij projekti që është zhvilluar në muajt prill dhe maj ka pasur rezultate jashtëzakonisht të mira. Pra, është një projekt që është mirëpritur shumë mirë nga të rinjtë e Kosovës, e po ashtu një pjesë e madhe e tyre kanë arritur për t’u angazhuar nëpër kompani të ndryshme. Njëherësh ky ishte edhe qëllimi i programit që t’i aftësojmë të rinjtë për treg të punës. Presim që edhe faza e dytë e këtij projekti të ketë rezultate ashtu siç edhe e kemi planifikuar. Andaj inkurajomë të rinjtë që të aplikojnë dhe të jetë pjesë e këtij programi”, është shprehur Pllana.

Programi “Coca-Cola përkrah rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR në Kosovë, Venture UP.

Aplikimi është i hapur zyrtarisht të martën dhe do të zgjatë deri më 5 tetor (http://coca-colaperkrahrinine.com).

Ndërsa, trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup. Në total në këtë program do të jenë 10 grupe me 300 të rinj.

Linku për aplikim: http://coca-colaperkrahrinine.com/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…