Arrestohet ish-futbollisti i Malit të Zi

08 dhjetor 2023 | 16:22

Ish-futbollisti malazez Simon Vukçeviç është arrestuar në pikën kufitare Gostun ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Mediet raportojnë se 37-vjeçarit i është gjetur një pistoletë me 126 plumba.

Ish-mesfushori është dënuar me 30 ditë paraburgim në Prokurorinë e Lartë në Uzhicë për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. Vukçeviç ishte një nga talentet më të mëdhenj në Malin e Zi dhe në moshën 13-vjeçare u largua nga Podgorica për te Partizani i Beogradit.

Pas kësaj, ai veshi fanellat e Saturnit rus, Sportingut të Lisbonës, Bllekbërnit në Angli, Karpatet, si dhe luajti për Vojvodinën, Levadiakos grek, Enonis nga Qipro dhe portugezët e Çavez. Për përfaqësuesen e Malit të Zi, Vukçeviç ka luajtur 45 ndeshje, ku shënoi 2 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtimin e Milan Radojçiqit në listën e kërkimit të Interpolit,…