Policia dhe KFOR-i në bashkëpunim të vazhdueshëm

04 shtator 2018 | 17:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Drejtori i Policisë e ka njoftuar gjeneralin e KFOR-it për angazhimet dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saj ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, krimit trans kufitar, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, dhe si rezultat i nevojës së angazhimit, bashkëpunimit dhe inkuadrimit të Policisë së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë takim u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me autoritet e KFOR-it, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta, kryesisht në brezin kufitar.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ander Herrera është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për largim…