Lakersat fitojnë edicionin e parë të Kupës në NBA

10 dhjetor 2023 | 12:45

Los Angeles Lakers triumfuan në edicionin e parë të Kupës të NBA, duke mposhtur Indiana Pacers të shtunën mbrëmë me shifrat 123-109.

Lakers e nisën mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 34-29, ndërsa çereku i dytë përfundoi 31-31.

Në periudhën e tretë Lakers ishin sërish më të mirë për tre pikë më shumë 25-22, ndërsa perioda e fundit u mbyll me shifrat 33-27,  për rezultatin përfundimtar 123-109.

Më i disponuari në ndeshje ishte Anthony Davis me 41 pikë, 20 kërcime dhe pesë asistime.

Ndërkohë, Austin Reaves shtoi 28 pikë dy kërcime dhe tre asistime. Lojtari më i vlefshëm i këtij turneu u shpall LeBron James, i cili në këtë takim realizoi 24 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Përveç marrjes së një trofeu në shtëpi, lojtarët e Lakers me kontrata standarde të dyanshme fituan secili 500,000 dollarë.

Është gjithashtu një trofe tjetër për James, i cili ka fituar katër kampionate të NBA dhe ai nuk e fshehu dëshirën e tij për të shtuar titullin në rezymenë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka…