Ish-deputeti i LV-së: Albin Kurtit nuk i ka mbetur tjetër armik nga lufta, përpos Ali Ahmeti

10 dhjetor 2023 | 13:14

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka thënë se ka kohë që eksponentë të partisë së Albin Kurtit kanë filluar të përzihen edhe në politikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontekst, Kasolli, ka thënë se Kurtit nuk i ka mbetur asnjë armik nga lufta e UÇK-së, përveç liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

“Dhe kjo fushatë e orkestruar nuk është e rastësishme. Sepse për shkak të deligjitimimit që pësuan në Kosovë partitë e dala nga kjo trashëgimi, kurse disa nga drejtuesit e saj kryesorë, edhe u detyruan të largohen plotësisht nga Kosova për shkak të Gjykatës Speciale, atëherë Albin Kurtit me shpurën e tij nuk i ka mbetur tjetër armik nga kjo luftë pos Ali Ahmetit. Ngase është ky i fundit që ende e mban gjallë politikisht trashëgiminë e kësaj lufte”, ka shkruar Kasolli në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kasollit:

Ka kohë që eksponentë të partisë në pushtet në Kosovë, herë në forma të hapura e herë të sofistikuara, kanë filluar të përzihen edhe në politikën shqiptare në Maqedoni të Veriut.

E sulmojnë në mënyrë brutale formacionin më të madh shqiptar atje, BDI-në të drejtuar nga Ali Ahmeti, si njëri nga protagonistët më të njohur të luftërave çlirimtare kombëtare. Duke e përkufizuar si mbetje të regjimit të vjetër, etj, etj.

Dhe kjo fushatë e orkestruar nuk është e rastësishme. Sepse për shkak të deligjitimimit që pësuan në Kosovë partitë e dala nga kjo trashëgimi, kurse disa nga drejtuesit e saj kryesorë, edhe u detyruan të largohen plotësisht nga Kosova për shkak të Gjykatës Speciale, atëherë Albin Kurtit me shpurën e tij nuk i ka mbetur tjetër armik nga kjo luftë pos Ali Ahmetit.

Ngase është ky i fundit që ende e mban gjallë politikisht trashëgiminë e kësaj lufte.

Prandaj, në këtë pasion për ta zhbërë kujtesën e fundit politike të saj duhet kuptuar edhe urrejtjen e pushtetit aktual në Kosovë për këtë lider dhe dashurinë për drejtues si Bilall Kasemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timo Werner vijon të zhgënjejë te Leipzig, që prej rikthimit…