Hoti: Migrimi i fuqisë punëtore, pengesa kryesore e të bërit biznes në Kosovë

10 dhjetor 2023 | 13:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.

Ai ka thënë se të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar.

Sipas tij, migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore e të bërit biznes në Kosovë.

“Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë.  Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta. Burimi: (Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, Riinvest, 2023). Për disa nga barrierat nuk ka të dhëna”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se…