Araujo pëlqehet nga Bayern Munich

10 dhjetor 2023 | 15:05

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo raportohet se pëlqehet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

“Bavarezët” synojnë ta forcojnë repartin e mbrojtjes, dhe sipas medieve gjermane, Araujo është dëshira e skuadrës gjermane.

Lojtari i Barcelonës me “Blaugranat” ka kontratë deri në vitin 2026 me një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh.

Krerët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Barcelonën për transferimin e mundshëm të Araujo në “Allianz Arena”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prishtina Weather” ka njoftuar se javën e ardhshme temperaturat do…