Feronikeli ‘74  mposht Dukagjinin

10 dhjetor 2023 | 15:19

Feronikeli ‘74 ka shënuar fitore të madhe ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe me duele të shumta, pasi që dy skuadrat nuk lëshonin asnjë duel.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 34-të, kur Florent Avdyli ka shënuar për 1-0.

Në pjesën e dytë Dukagjini tentoi të barazonte me të gjitha forcat, por nuk ia arriti.

Në minutën e 90-të ishte një moment kur është kërkuar penallti nga klinasit, por gjyqtari pasi e ka shikuar VAR-in nuk ka vendosur për dënimin më të madh në futboll.

Feronikeli ‘74 me këtë fitore shkon në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e shtatë.

Në anën tjetër Dukagjini mbetet i gjashti me 21 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka fituar derbin e qytetit të Gjilanit, duke triumfuar…