Thaçi priti në takim lamtumirës Nuncin Apostolik për Kosovë

04 shtator 2018 | 17:37

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të martën në takim lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Nunci Apostolik, Monsignor Juliusz Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.

Në fund presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga këshilltari i…