Hoxhaj: Do të kemi kuorum për votimin e ekipit negociator

04 shtator 2018 | 17:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partitë në pushtet, në orën 18:30, kur pritet të rinisë seanca, do të kenë kuorumin e nevojshëm për të miratuar ekipin negociator.

“Unë mendoj se në orën 18:30 do të takohemi përsëri, do të kemi kuorum të nevojshëm për ta miratuar ekipin negociator”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ekipi negociator pas miratimit në Kuvend, do të duhej që të ofronte para deputetëve një platformë për dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heqja e udhëzimeve administrative të përkohshme të cilat janë tash…