Kastrioti nuk lejon befasi, mposhti Vëllaznimin në Gjakovë     

10 dhjetor 2023 | 21:41

Kastrioti i Ferizajt nuk ka lejuar befasi të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Skuadra ferizajase fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 46:25. Pas pjesës së parë epërsia e Kastriotit ishte gjashtë gola, 18:12.

Alecssander Santos i shënoi 11 gola për Kastriotin, derisa shtatë i kishte Endrit Tafarshiku.

Te Vëllaznimi, Ardi Halili i realizoi shtatë gola. Pesë i kishte Egzon Lluka.

Kastrioti është i katërti me 16 pikë. Vëllaznimi është i fundit me vetëm dy pikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së 13-të u luajtën të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça ka shënuar fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me…