Ky është viktima e tentim-vrasjes në Pejë

10 dhjetor 2023 | 23:39

Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima (Fidan Shabani) është gjuajtur me armë zjarri.

Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur për Insajderin se ka ndaluar dy perona si të involvuar në rast. Insajderi mëson se edhe një i tretë ndodhet në arrati.

Gazeta ka mësuar se viktima e tentim vrasjes është Fidan Shabani.

Po ashtu sipar burimeve të Insajderit, dy personat e ndaluar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati  janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.

Sipas burimit, Shqipëron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.

Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një person tjetër. Siç mësohet, dy personat e arrestuar janë djemtë e vëllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me artit e fjalës dhe rrëfimit artistik në shpërfaqjen e…