Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë vazhdon dëshminë në Speciale

11 dhjetor 2023 | 08:28

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Edhe sot dëshmitarja Sandra Mitchell pritet ta vazhdojë dëshminë e saj.

Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë, dëshmitarja 38-të, javën e kaluar ka filluar dëshminë, ku ka folur edhe për strukturën organizative të UÇK-së.

Mitchell e pranoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte e unifikuar nga niveli qendror i saj.

Po ashtu, ajo pohoi se e struktura komanduese e UÇK-së ndryshonte shumë nga ajo serbe, duke pranuar se struktura e UÇK-së ishte horizontale, nga zona në zonë, prapë duke pohuar se komandantët mblidheshin edhe votonin në menyrë demokratike për kryerjen e gjërave.

Seancat gjyqësore në këtë çështje do të zhvillohen nga e hëna deri të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për DW, eksperti i politikës së jashtme…