14 automjete të përfshira në aksidentin e sotëm në Fushë-Kosovë, ka të lënduar

11 dhjetor 2023 | 08:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin e sotëm zinxhiror që ndodhi në autostradën në Fushë-Kosovë janë përfshirë 14 automjete, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili, gjithashtu, ka treguar se ka edhe persona të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.

Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Për hollësi të tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do të marrim nga ekipet në terren”, tha Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, thuajse i tregoi të…