Aksident i rëndë zinxhiror në Rrugën e Kombit, përplasen 13 automjete

11 dhjetor 2023 | 08:54

13 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për viktima.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mjegulla dhe prezenca e ngricës.

Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta "Sinjali" pak çaste më parë ka njoftuar se Gjykata…