Formula 1 me ndryshime befasues në formatin e garave

11 dhjetor 2023 | 10:57

Brazili do të presë fundjavën Sprint për herë të katërt, Austria për herë të tretë, Katari për herë të dytë, Kina dhe Miami do t’i bashkohen për herë të parë.

Pistat zgjidhen sipas konfigurimit të tyre, i cili mundëson parakalime dhe gara argëtuese. Që kur u prezantua në vitin 2021, formati Sprint ka pasur një ndikim pozitiv, veçanërisht të premteve në krahasim me seancat standarde të praktikës, dhe ka sjellë veprime shtesë si për promovuesit ashtu edhe për fansat. Sipas hulumtimeve të kryera në 21 pista, gjatë fundjavës së garave të këtij viti në Azerbajxhan, pati një rritje prej 83 për qind të audiencës në kualifikime krahasuar me praktikën e dytë të lirë në 2022, në SHBA ishte 139 për qind dhe në Belgjikë ishte 34 për qind. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Komisionit F1 në nëntor, shumica mbështeti një propozim për të ndryshuar Sprint për 2024 për të “racionalizuar” fundjavën e garës, duke përfshirë ndarjen e aktiviteteve të Sprint nga aktivitetet e lidhura me Grand Prix.

Komiteti Këshillimor i Sporteve do të punojë për detajet specifike, veçanërisht kur bëhet fjalë për rregulloret e kohës, për të paraqitur një propozim përfundimtar në Komisionin e Formula 1 në mbledhjen e tij të parë në 2024. Pas këtij takimi, do të njoftohen të gjitha ndryshimet e mundshme në Sprint.

Kalendari i fundjavës së Formula 1 Sprint për 2024:

Kinë, Shanghai              19 – 21 Prill
Miami, Miami                3-5 maj
Austri, Spielberg            28-30 qershor
SHBA, Austin               18-20 tetor
Brazil, Sao Paolo           1-3 nëntor
Katar, Lusail                  29 nëntor – 1 dhjetor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…