30 mijë euro sekuestrohen në aeroportin e Rinasit

11 dhjetor 2023 | 12:03

Një shumë parash prej 30 mijë eurosh është sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit.

Paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, 44-vjeçarit iu gjet shuma prej 30 mijë eurosh që nuk i kishte deklaruar në Doganë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi gjerman është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
547 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin…