Pas rënies nga kategoria, Santos pezullon numrin 10 të fanellës

11 dhjetor 2023 | 12:26

Asnjë futbollist i Santos nuk do ta ketë më mundësinë që të veshë fanellën me numrin 10 në sezonin e ri.

Këtë fanellë me këtë numër e bëri të famshëm legjenda Pele, teksa ekipi do të garojë në sezonin e ardhshëm në Serie B, pas rënies nga elita e futbollit brazilian. Dhe për këtë arsye, kryetari i ri i klubit, Marcelo Texeira, ka marrë vendim që në shenjë respekti për Pele, 10-shi i Santos të mos përdoret deri në rikthimin e ekipit në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jada Pinkett Smith tha se shuplaka famëkeqe e Will Smith…