Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetërore

11 dhjetor 2023 | 13:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se në Doha të Katarit ka takuar kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Osmani ka thënë se me kryeministrin e Katarit kanë pasur një diskutim të mirë për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për “përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin në një sërë fushash”.

“Shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste (PS) për shkak të kaosit ka kërkuar nga…