Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në trajnimet ndërkombëtare në ShBA

11 dhjetor 2023 | 13:45

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke u shpërblyer  me çmime  “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

“Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar ‘Kursin Bazik për Oficer të MKAB’ ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet ‘Studenti më i mirë ndërkombëtar’, ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin ‘Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course’ dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin ‘Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal’”, ka njoftuar FSK-ja.

Sipas këtij njoftimi, FSK-ja vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.

Suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu sipas njoftimit të FSK-së, thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të  pjesëtarëve të FSK-së  dhe gjithashtu  përforcon imazhin e kësaj force në skenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…