Vdes avokati që e mbrojti Ramush Haradinajn në Hagë

11 dhjetor 2023 | 19:55

Ka vdekur avokati Andrew Strong, që ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Hagë.

Lajmin e ka dhënë vetë Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”.

Haradinaj ka treguar se Strong i ishte bashkuar ekipit mbrojtës të tij – si një stutend nga Chicago.

“…për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

Haradinaj I ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, duke thënë se “trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mustafë Xhemajli DUKE E PËRKUJTUAR ALI HADRIN (1928-1987) NË…