Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

12 dhjetor 2023 | 08:23

Gjatë ditës së sotme ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ajo pritet të raportojë për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë.

Më tutje është bërë e ditur se komisioni do të shqyrtojë edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022.

Mbledhja e këtij komisioni nis në ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tragjedia e rastit të Liridona Ademajt po dyshohet se është…