Vdes veterani i UÇK-së Qerkin Krasniqi

12 dhjetor 2023 | 09:41

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve. Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit)”, ka njoftuar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Donald Tusk si kryeministër…