Gërvalla sistemon në një pozitë të lartë në MPJD bashkëshortin e presidentes Osmani

12 dhjetor 2023 | 12:59

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka sistemuar në një pozitë të lartë Pridnon Sadriut, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.

Sipas vendimit, të cilin e ka siguruar “Demokracia.com”, “Zotriu i Parë” është emëruar përhershëm në pozitën Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD.

“Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, është thënë në vendimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, javën e…