Maqedonci shkon për vizitë në ShBA, do të takohet me ndihmëssekretarin James O’ Brein

12 dhjetor 2023 | 13:02

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA, ku pritet të takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Departamentin e Shtetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtës, Maqedonci do të takohet edhe me ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein dhe të tjerë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministri Ejup Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Ministri do të takoj ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, ndihmëssekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, zëvendëssekretaren e Mbrojtjes, znj. Sasha Baker, ndihmëssekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Znj. Celeste A. Wallander, si dhe senatoren Joni Ernst.

Ministri po ashtu do të marr pjesë në një “think tank” dhe do të ketë një intervistë në “Zërin e Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e ka…