Labinot Tahiri: Nuk njolloset figura e Behgjet Pacollit veç pse do dikush

12 dhjetor 2023 | 13:59

Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai ka thënë se figura e Behgjet Pacollit nuk njolloset veç pse do dikush.

“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes se Liridonës për vdekjen e Liridonës, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njolloset veç që disa duan ta njollosin”, ka shkruar Labinot Tahir në “Facebook”.

Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.

“Mbajeni mend që nesër mund të na ndodh edhe neve nëpër familjet tona! Nuk jemi ka e dimë a jemi ne si qytetar, avokat, prokuror, hetues a çka jemi! Ngadale, lejojani në dorë këtë rast policisë se shtetit dhe prokurorisë e të ndalemi ne se e shkatërruam shoqërinë shqiptare me lajme te rend!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja…