Sanches për lëndimet e shpeshta: Më kanë bërë një mallkim

12 dhjetor 2023 | 15:55

Shpërthimi i Renato Sanches nuk kaloi pa u vënë re teksa ai ishte i zënë duke biseduar me Jonathan Ikone gjatë fundit të pjesës së parë mes Romës dhe Fiorentinës.

Mesfushori i verdhekuqve, i kapur nga kamerat ka komentuar lëndimet e shumta që ka pësuar: “As unë nuk e di, ndoshta dikush më ka bërë një mallkim”.

Këtë sezon, portugezi i huazuar nga Paris Saint-Germain ka luajtur vetëm shtatë ndeshje (dy si titullar) dhe ka humbur 11 për shkak të problemeve fizike. Tani, në ndeshjen e Europa League kundër Sheriff Tiraspol, lojtari i lindur në vitin 1997 mund të kthehet në fushë dhe të marrë disa minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i ka…