Publikohen pamje të dronëve ‘Bayraktar’, Rama: Së shpejti pjesë do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

12 dhjetor 2023 | 17:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë të martën pamjet e para të dronëve “Bayraktar” që Shqipëria ka arritur të sigurojë pas një marrëveshje të nënshkruar me Turqinë një vit më parë.

Ai ka thënë se këta dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

“Kjo është pamja e dronëve ‘Bayraktar’ që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia ushtarake dhe objektivat e kapaciteteve të NATO-s”, ka shkruar Rama në “Facebook”, krahas videos se publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për…