Ecuri rekord e Bayernit në LK, 40 ndeshje pa humbje në grupe

13 dhjetor 2023 | 12:58

Fitorja e djeshme ndaj Manchester United, 1-0 në “Old Trafford”, e çoi në 40 numrin e rezultateve pozitive radhazi të Bayernit në fazën e grupeve të Champions League.

Kjo do të thotë që kampionët e Gjermanisë kanë më shumë se 6 sezone që nuk njohin humbje në fazën e grupeve në këtë turne. Në 40 ndeshjet e fundit, bavarezët kanë arritur 36 fitore dhe vetëm 4 barazime.

Një rekord i jashtëzakonshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel, që ndaj Manchester United fitoi falë një goli të Kinsley Coman.

Bayern u rendit në vendin e parë në grup dhe avancoi në fazën tjetër. Ata kanë fituar 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në fazën e grupeve, gjë që nuk e ka bërë askush më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti,  ka shprehur shqetësim me rezultatet e fundit…