Mustafa kërkon zgjedhje të reja

04 shtator 2018 | 22:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria  nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Mustafa ka theksuar se është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe.

“Njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër (e…