Milani fiton por eliminohet, PSG-ja kalon me vuajtje në fazën tjetër

13 dhjetor 2023 | 23:11

Mbrëmje emocionuese në Champions League, ku janë siguruar biletat e fundit për në fazën tjetër.

Në grupin e ferrit, PSG ka arritur të barazojë 1-1 me Dortmund dhe ky rezultat bën që francezët të pozicionohen të dytët në grup dhe të vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League.

Spektakël ka pasur edhe në Angli, ku Milani ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle me shifrat 1-2. Pulisic dhe Chukwueze i dhanë 3 pikët ekipit të Piolit, por shkojnë në Europa League.

Porto ka marrë një fitore të thellë ndaj Shakhtar me shifrat 5-3. Me këtë fitore, portugezët sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Champions, ndërsa ukrainasit vazhdojnë në Europa League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan e ka mposhtur Newcastle Unitedin në Angli në ndeshjen…