Halil Selimi: ‘Betejat’ personale, joqëllimmira të Albinit jashtë Kosovës kanë dështuar gjithmonë!

14 dhjetor 2023 | 15:32

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi.

Në lidhje me këtë ka reaguar veprimtari Halil Selimi, i cili ka theksuar se Kurti po bënë fushatë cinike populiste dhe jo përkrahje të vërtetë politike.

“Nën moton ‘BETEJA VAZHDON’ dhe numrin ters 13, mbrëmë në Prishtinë, Albini paska hapur fushatën e zgjedhjeve për deputetë shqiptarë në parlamentin serb! Zgjedhje, të cilat, me të drejtë, i ka ndaluar të mbahen në Kosovë, sigurisht! Fushatë cinike populiste dhe jo përkrahje e vërtetë politike! Mbështetje e një beteje fiktive, që nuk i ndihmon, por ua shton robërinë shqiptarëve liridashës në Luginë, e nën Serbi! Uroj që mos të fitojë Serbia duke zgjatur agoninë e politikës shtypëse në Luginë, duke bërë një a dy deputet shqiptarë të parlamentit serb, si justifikim për sundimin e tyre ‘demokratik’!”, ka shkruar në “Facebook” Selimi.

Ai ka shtuar se ‘Betejat’ personale jo qëllimmira të Albinit jashtë Kosovës kanë dështuar gjithmonë!

“Uroj që edhe shqiptarët e Luginës mos ta shesin shpirtin liridashës për 2-3 milion! Shqiptarët e Luginës uroj që sa më shpejtë të votojnë për parlamentin e Kosovës, në themelet e të cilit kanë derdhur mund, gjak, pasuri e sakrificë! Uroj dhe besoj që nuk do të fitojë, asnjë shqiptar, ‘privilegjin’ e deputetit në parlamentin serb! Jo parlamentit as qeverisë pushtuese dhe segregacioniste për shqiptarët në Luginë! Vota e shqiptarëve të Luginës do të jetë legjitime dhe vullnet i lirë, vetëm kur votohet për Kosovë e Shqipëri! Pa Luginë, Kosova nuk është e plotë!”, ka theksuar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale të enjten ka liruar nga burgu Nasim Haradinajn.…