![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/Skender-Hyseni.jpg)
Hyseni: LDK-ja po hesht, Mustafa do duhej të ishte i fundit që detyrohet të vetëmbrohet
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se Qeveria e Kosovës me “çdo gjë po mundohet ta sulmojë të ndritshmen e kaluar të vendit”.
Duke iu referuar sulmeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ndaj Isa Mustafës mbrëmë, gjatë një interviste televizive në televizionin publik, Hyseni ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të LDK-së.
“Me paturpësinë më të madhe, regjimi i Kosovës, me synim rrënimi të çdo gjëje po sulmon të kaluarën e ndritshme të këtij vendi. Ndërsa LDK-ja apo ‘Rruga e re’ siç e kanë për qef të quhen po heshtin”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.
Ai ka thënë se “Isa Mustafa do duhej të ishte i fundit që detyrohet të vihet në mbrojtje të punës së tij të mirë, të vërtetës!”.
Postimi i plotë i Hysenit: