Tash ka siguri më të madhe në veri
Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci, në emisionin Politiko, ka thënë se veriu është ambient më i sigurt në krahasim me të kaluarën.
“Secilën ditë vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës por njëkohësisht për të shfrytëzuar benefitet që shoqëria jonë i ofron ka me qenë në një trend të rritjes dhe shtrirja e sovranitetit është në interes të përgjithshëm shoqëror”, ka thënë ministri Peci.
Ai tha se dallimi me para tri vitet në veri është substancial.
“Të kaluarën nuk ka pasur prezencë policore në shumicën e pjesëve, pjesa e shtrirjes së internetit, është luftu krimi e korrupsioni, kontrabana, arrestimi i protagonistëve që kanë ushtruar dhunë edhe ndaj qytetarëve që kanë pranuar realitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ministri Peci.