Veteranët paralajmërojnë protesta në janar kundër Gjykatës Speciale

15 dhjetor 2023 | 08:26

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare në fillim të vitit të ardhshëm është duke planifikuar aksione për t’i kundërshtuar arrestimet dhe gjykimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 ka thënë se duhet të ndërmerren masa edhe nga institucionet për zhbërjen e kësaj gjykate, siç tha ai për t’ia hequr këtë “re të zezë” luftës së UÇK-së.

“Jemi duke u konsultuar me organet tona me degët që i kemi në të gjitha komuna e Kosovës dhe po besojë që në fillimin e vitit të ardhshëm do të ndërmarrim aksione protesta, apo forma të ndryshme për të kundërshtar këtë padrejtësi”, ka thënë Jashari.

Duke folur për vendim e Gjykatës së Apelit në Hagë e cila ka vendosur që Salih Mustafa të vuajë dënim me burg 22 vjet, nga 26 sa i ishte caktuar, Jashari ka thënë se ky është lajm i keq dhe se Mustafa dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht.

Ai ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për mosreagime të duhura ndaj këtyre vendimeve e arrestimeve që po bëhen.

Jashari ka thënë se me Qeverinë aktuale nuk kanë bashkëpunim.

“Nuk kemi bashkëpunim me këtë qeveri, sepse kjo qeveri e atakon luftën e UÇK-së dhe një farë forme jemi të gatshëm tu japim përgjigje qoftë vendorëve apo ndërkombëtarëve kur është në pyetje vlera jonë kulmore lufta e UÇK-së”, shtoi ai.

Specialja ditë më parë ka arrestuar edhe Haxhi Shalën i njohur ne luftë me nofkën Komandant ‘Topi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetar…