ZRrE-ja synon parandalimin e sulmeve kibernetike, sfidë mbetet mosliberalizimi i tregut

15 dhjetor 2023 | 11:23

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar planin vjetor të performancës për vitin 2024 të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Ekonomia Online.

Lutfije Dervishi, anëtare e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka paraqitur para deputetëve planin e punës për vitin 2024.

Ajo tha se për vitin 2024 janë paraparë një varg aktivitetesh siç është mbrojta e konsumatorëve dhe sulmet kibernetike, duke shtuar se sfidë për Rregullatorin mbete mosliberalizimi i tregut.

“Si çdo herë ky planë veçse është ambicioz ne jemi munduar që të jetë edhe racional. Për tu arritur objektivat rregullatori ka paraparë këto aktivitet, fuqizimi i kornizë ligjore nga ana e rregullatorit që do të dalë nga miratimi i ligjeve në sektorin e energjisë. Legjislacioni primar do të ndikojë edhe në plotësim-ndryshimin e më shumë se 20 dokumenteve të rregullatorit. Në kuadër të integrimit të tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri rregullatori do të miratojë planin e perfomacës së përbashkët. Në kuadër të rritjes së konkurrencës së sektorit të energjisë, në proceset e rregullimeve të çmimeve, sfidë për rregullatorin ende mbete liberalizimi i tregut. Janë propozuar disa masa dhe në raportin e fundit rregullatori ka pasur një përmirësim të madh”, ka thënë Dervishi.

Ajo ka potencuar se në fushën e planeve zhvillimore dhe bilanceve, rregullatori do të shqyrtojë dhe miratojë edhe 11 dokumente të tjera.

“Në fushën e mbrojtjes se konsumatorëve pritet të aprovohen rregullat për auditim të jashtëm dhe të brendshëm doganor. Ndërsa në fushën kibernetike do të aprovojmë procedurën e rikthimit në rast të sulmeve kibernetike”, ka deklaruar Dervishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham është tashmë një ikonë e futbollit botëror. Dhe,…