![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/411531896_867711482023792_8906969146249403023_n-1.jpg)
Akili kalon në finale, Nora e Distria mposhten në gjysmëfinale
16 dhjetor 2023
| 14:52
Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.
Ai e mposhti në gjysmëfinale moldavin Petru Pelivan me Ippon.
Në finale, Gjakova do të përballet me fituesin e duelit Lasha Shavdatuashvilit dhe Manuel Lombardos.
Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka humbur në gjysmëfinale nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani. Krasniqi në gjysmëfinale u mposht nga gjeorgjiania me wazari.
Tani, ajo për vendin e tretë do të luftojë me Distria Krasniqin.