Ukraina e vendos kreun e kishës ortodokse të Rusisë në listën e të kërkuarve

16 dhjetor 2023 | 22:24

Zyrtarët në Ukrainë kanë vendosur kreun e kishës ortodokse të Rusisë, një figurë pro-Kremlinit që ka mbështetur pushtimin e vendit nga presidenti rus, Vladimir Putin, në listën e saj të “kërkuar”.

Patriarku Kirill tani është “një individ që fshihet nga organet e hetimit paragjyqësor”, sipas një postimi të listës së të kërkuarve të ministrisë së brendshme të Ukrainës. Shërbimet e sigurisë së Kievit e akuzuan atë për nxitjen e luftës, raporton The Independent.

Kirill, renditet si “i zhdukur” që nga 11 nëntori në faqen e ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar në “Mbrëmjen…