Policia raporton për vrasjen në Gjilan

17 dhjetor 2023 | 09:34

Policia ka raportuar sot për vrasjen në Gjilan.

Në raport thuhet se është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE- Gjilan 16.12.2023-21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 60 migrantë besohet se janë mbytur në…