Hasani i bashkohet Rrahmanit në Rumani, transferohet te Rapid Bukureshti

17 dhjetor 2023 | 11:24

Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani është transferuar në Rumani te Rapid Bukureshti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Hasani i bashkohet Albion Rrahmanit, ish-sulmuesit të Ballkanit, i cili verës u transferua te Rapidi.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, pas një sezoni fantastik në kryeqytetin shqiptar.

Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Tiranën, derisa vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola.

Hasani ka pasur paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e kërkesave të Bashkimit…