Milani me lehtësi mposht Monzan
17 dhjetor 2023
| 15:00
Milani ka mposhtur Monzan me një paraqitje bindëse.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Serie A ka përfunduar me rezultat 3:0.
Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar mesfushori holandez, Tijjani Reijnders.
Reijnders ka realizuar pas një solo aksioni, duke kaluar Milanin në avantazh pas vetëm tre minutave lojë.
Jan Carli Simic ka dyfishuar rezultatin në minutën e 41-të në debutimin e tij.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Noah Okafor, i cili ka shënuar në minutën e 76-të.
Me këto tre pikë Milani vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.