Ballkani dhe Prishtina ndajnë pikët, Llapi fiton ndaj Lirisë
17 dhjetor 2023
| 15:05
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.
Derbi i kësaj jave ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës është mbyllur pa fitues.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola 0:0.
Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 26 pikë.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Llapi ka triumfuar pa probleme përballë Lirisë.
Skuadra nga Podujeva ka marrë pikët e plota pas një fitore 2:0.
Muhamet Hyseni në pjesën e parë dhe Hamdi Namani në të dytën ia kanë dhuruar fitoren Llapit.
Me këto tre pikë Llapi ngritët në pozitën e dytë me 34 sosh, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë pas 18 xhirove.