Gjini ngushëllon familjet e tre të rinjve që humben jetën tragjikisht
17 dhjetor 2023
| 15:20
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Gjini ka shkruar në “Facebook” se kjo ngjarje “ka goditur rëndë tri familje”, të cilave ai u ka shprehur ngushëllime.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova”.
“Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh”, ka shkruar Gjini, duke ngushëlluar familjet Delija dhe Bibaj “në emër të qytetarëve të Gjakovë”.