Edi Rama pret në takim Shpend Ahmetin, flasin për zhvillimet politike

05 shtator 2018 | 14:11

Lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherësh kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është pritur të mërkurën në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ahmeti ka bërë më dije se në këtë takim  është diskutuar për bashkëpunimin ndërpartiak si dhe për zhvillimet aktuale politike.

“Bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren Aida Dërguti në takim me kryeministrin Rama për të diskutuar bashkëpunimin ndërpartiak, si dhe zhvillimet aktuale politike”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surpriza e radhës së US Open e ka emrin Sloan…