Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë

18 dhjetor 2023 | 16:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar të hënën letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën.

Në takim me ambasadoren Kuzma, presidentja Osmani ka shfaqur besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, po ashtu edhe teknologji informative e digjitalizim.

Ajo ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet SH. SHALA - BAJGORA “Etërit dhe majkat Themeluese të…