Sulmohen me thikë dy vëllezër në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

19 dhjetor 2023 | 08:40

Janë sulmuar me thikë nga një person dy vëllezër në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari ndodhet në arrati.

“Fushë Kosovë, 18.12.2023, 22:26. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e vazhdueshme çmimeve të produkteve esenciale ka rënduar jetën…