Musliu-Shoshi: Qeveria përjashtoi kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike

19 dhjetor 2023 | 12:07

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se qeveria Kurti ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Sipas saj, subvencionimi për këto kategori është i garantuar me ligj.

“Albin, pse duhet me paguar rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët? Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tone”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar se në Qendrën Korrektuese në…